KronikaKronika e zeze

Atentat tek Rruga e Kavajës, ekzekutohet me 8 plumba në kokë nje 37-vjeçar

Një 37-vjeçar ka mbetur i vdekur në një atentat të ndodhur sot në mbrëmje, ku ndaj tij janë shkrepur 12 plumba, ku tetë prej tyre e kanë zënë në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku Shkëlzen Leka ka mbetur i vdekur në vend. Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Leka është qëlluar nga dy persona në rrugicën “Islam Alla”, në momentin që ndodhej i ulur në një lokal pranë xhamisë.

37-vjeçari nga Bulqiza njihet si pjesë e grupit kriminal të Gjin Nikës, i cili u vra në prill të këtij viti me breshëri kallashnikovi.

Gjin Nika, që njihej ndryshe si “kapoja i periferisë së Tiranës”, mbeti i vdekur në një atentat në Urën e Tapizës, ku dy persona i zunë pritë.

Nika, njihej si vrasës me pagesë, gjobëvënës dhe person që merrte haraç tek biznesmenët e kromit dhe dyshohet se pjesë e grupit të tij ishte edhe Leka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button