Rajoni

Ivanov i kërkon Tuskut zhbllokimin e eurointegrimit të vendit

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov i kërkoi presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk zhbllokimin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë.

aa85“Dëshiroj të kërkoj nga ju, si mik i Greqisë dhe Maqedonisë një zhbllokim të gjendjes së status-quo-së në të cilën ndodhet Republika e Maqedonisë”, thotë Ivanov në letrën dërguar Tuskut.

”Pyetja kryesore që besoj se duhet t’i parashtroni kryeminstrit Samaras është ajo se çfarë do të humbë Greqia nëse Republika e Maqedonisë merr një datë për fillimin e negociatave? A nuk është në interes të Greqisë që në kufirin e saj verior të ketë një fqinj me standarde më të larta evropiane, kritere dhe vlera, të cilat do të vlenin jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për turistët dhe afaristët grekë të cilët vijnë në Republikën e Maqedonisë?”, vazhdon Ivanov.

”Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë janë të lidhura politikisht dhe në mënyrë strategjike”, thekson ai.

”Për këto arsye, në vigjilje të Këshillit Evropian, dëshiroj të kërkoj mbështetje për zhbllokim të shtetit tonë, sepse për shkak të gjendjes së status-quo-së Republika e Maqedonisë po përballet me sfida serioze të cilat krijojnë frustrime në shoqërinë e vendit, destabilitet në jetën politike dhe tensionim në marrëdhëniet ndëretnike”, shkruan Ivanov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button