Home / Politika / Kthimi në Parlament- Mediu: PE i shqetësuar, nuk është çështja te mandatet

Kthimi në Parlament- Mediu: PE i shqetësuar, nuk është çështja te mandatet

Partia Demokratike ka mbledhur sot aleatët për të diskutuar rreth bojkotit parlamentar që ka ndërmarrë opozita dhe qëndrimin e saj pas skadencës së afatit të braktisjes gjashtë muaj të parlamentit.

Mediu-per-koalicioninKryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh në një prononcim për mediat pas takimit se “Zgjidhja për bojkotin do të vijë nga ndërkombëtarët, pasi edhe Parlamenti Evropian është i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe ne kërkojmë garanci nga ndërkombetarët”. I pyetur për djegien e mandateve që përkon me 18 dhjetotë (kohë që mbushen gjashtë muaj pa hyrë në parlament), Mediu tha se presim që ndërkombetarët të thonë fjalën e tyre, ndaj ne nuk kemi vendosrur ende.

“Ne kemi besim tek ndërkombëtarët dhe tek Parlamenti Europian. Kthimi në Kuvend nuk është çështje mandatesh, por çështje parlamentarizmi. Kjo ka të bëjë me rolin e parlamentit. Është me rëndësi që të jemi në parlament. Aty duhet të ngremë zërin tonë, por jo për pjesëmarrje formale, por që zëri ynë të dëgjohet. Mazhoranca duhet të kuptojë se duhet drejtuar sipas rregullit, sipas Kushtetutës. Nëse do kemi funksionim të bazuar në këto principe, do i kthehemi parlamentit, por për këtë do diskutojmë edhe me ndërkombëtarët”, tha Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.