Teknologji

Sonda New Horizons drejt Plutonit

Sonda hapësinore New Horizons është në përgatitjet e fundit për takimin me planetin me te larget te sistemit tone diellor, Plutonit.

SONDA-HAPSINORE-06_15E leshuar ne kozmos ne 2006-ten, sonda amerikane po leviz ne nje largesi prej gati 4,8 miliarde kilometrash nga Toka. Ne menyre qe instrumentat me te cilat eshte pajisur per studimin e planetit te ngrire te mbroheshin nga konsumimi, dy te tretat e udhetimit mjeti fluturues hapesinor i kaloi ne gjendje gjysem pasive ndersa tani do te aktivizohet plotesisht.

Vendimi per ta lene sonden te fjetur pergjate nje pjese te kohes e per ta rizgjuar pastaj me afrimin ne porten e Plutonit, ka qene e vecanta e ketij misioni te pazakonte. “Kemi vite qe punojme e pergatitemi per kete moment, – thote menaxheri Mark Holdridge.- New Horizons mund ta kete kaluar nje pjese te mire te kohes se saj atje lart ne gjume, por ekipi yne ka ndjekur me kujdes cdo hap te saj, vitin e kaluar realizuam nje fluturim te qete e pa asnje te share prane Jupiterit, kemi planifikuar çdo hap te afrimit me Plutonin e madje kemi praktikuar edhe takimin e planetit xhuxh me sonden hapesinore’, shton ai.

Mjeti eshte aktualisht aq larg Tokës sa që duhen afro 4 orë e gjysmë për të dërguar një komandë ndaj do te duhet pak per te mesuar nese ka mundur te aktivizohet plotesisht. Ne bordin e saj ndodhen tre instrumente per grumbullimin e te dhenave, kalimi i te cilave do te behet kur sonda te jete ne aktivitet te plote. Me Plutonin e ndodhur 30 here me larg diellit sesa Toka, New Horizons llogaritet te takohet ne 15 janar te 2015-tes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button