Sporti

Superliga/ Teuta për shpresë në Korçë, Apolonia luftë mbijetesë në Kukës

Nga-ndeshja-e-futbollit-Partizani-Teuta-Foto-Agim-Dobi1-489x350-Sot çelet java e 15-të e Superligës –

 Java e 15-të e Superligës shqiptare të futbollit çelet sot me dy sfidat e para.

Në orën 13:00’, në Kukës, verilindorët te udhëhequr nga Artim Shaqiri do të presin Apoloninë e Fierit, qe do të luftoje për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit. Blutë nga krahu tjetër do kërkojnë të kryejnë detyrën në shtëpinë e tyre dhe te përfitojnë nga përballja kryeqytetase, për t’u ringjitur në vendin e parë në klasfikim.

Në të njëjton orë në juglindje, Skënderbeu pret Teutën, një sfidë ku edhe pse diferenca në klasifikim mes skuadrave është e madhe, surpriza nuk është e përjashtuar. Klasifikimi i bregdetarëve nuk është premtues, prandaj rezultati pozitiv ndaj vendasve është një detyrim për të mbajtur ndezur shpresat e ringjitjes në klasifikim.

Java e 15-të e Superligës shqiptare të futbollit vijon nesër me 2 sfida të tjera, Laçi-Flamurtari dhe Elbasani-Vllaznia, ndërsa të hënën është kryesfida e Superligës, Partizani-Tirana.

Klasifikimi eshte: Partizani 30 pikë, Tirana 29, Kukësi 28, Skënderbeu 27, Laçi 20, Flamurtari 18, Vllaznia 14, Teuta 13, Apolonia 8 dhe Elbasani 6 pikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button