Home / Arte / Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të hapë dyert

Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të hapë dyert

Muzeu më i madh Arkeologjik në Shqipëri ai i Durrësit me 3 600 artefakte, i cili qëndronte i mbyllur që prej 4 vitesh, do të hap dyert e tij për publikun në fillim të pranverës, pas një pune instensive disamujore rikonstruktuese.

1417873485muzeumuzeuNë prag të inaugurimit punimet u panë nga nga Kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shpjegoi se që prej vitit 1950 në këtë muze, nuk është vënë dorë për sa i përket ruajtjes së objekteve.

“Muzeu ka qenë i mbyllur për 4 vite rresht. Prej 4 muajsh ka nisur ristrukturimi dhe u bë paksa si pëlhura e Penelopës që s’mbaronte kurrë, megjithëse shteti kishte vënë në dispozicion 1 200 000 dollarë për ta mbaruar. Në fund të vitit 2013, mobilizuam të gjitha forcat njerëzore të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale, i mbyllëm punimet po asnjë fond nuk ishte parashikuar për mosrealizimin. Me një shumë vërtet modeste, krahasuar me shumën e madhe që ishte vënë në dispozicion, por falë punës së njerëzve ka filluar restaurimi i të gjitha objekteve të cilat nuk ishin prekur ndoshta që nga vitet 1950 kur është bërë gërmimi i tyre”, tha Kumbaro.

Ndërsa kryebashkiaku Durrësit, Vangjush Dako e vë theksin në rëndësinë që merr muzeu për turistët gjatë sezonit të verës.

“Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të vijnë ta vizitojnë këtë qytet. Jam i bindur se do të shohin një qytet të transformuar jo vetëm Muzeun, por edhe për punët publike që ne jemi duke kryer në qytet dhe sidomos vizitorët nga Kosova dhe Maqedonia që kanë ardhur dhe vitet e tjera, do të shikojnë këtë vit një qytet tjetër të transformuar”, tha Dako.

Paralelisht është duke u punuar edhe në pjesën e jashtme të Muzeut që do të jetë funksionale në shërbim të ekspozimit të objekeve arkeologjike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: