Politika

8 Dhjetori, Idrizi: Shoqëria shqiptare nuk është ndarë nga e kaluara

Me rastin e 8 Dhjetorit, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi së bashku me deputeten Mesila Doda dhe përfaqësues të lëvizjes studentore të Dhjetorit zhvilluan një takim të veçantë për të njohur publikun shqiptar me projektligjin e fundit të propozuar në Kuvend për hapjen e dosjeve.

Mesila-DOda-Shpetim-Idrizi_1Në aktivitet të pranishëm ishin edhe deputetë dhe të persekutuar politikë, që sipas Mesila Dodës është grupimi që mori nismën për ligjin e lustracionit.

“Disa njerëzve s’u ka pëlqyer të kenë përballje në Parlament, por ligji u depozitua, e ka firmosur Dashamir Shehi”, tha ajo ndërsa shtoi se hapi i dytë do të jetë ndryshimi i ligjit për partitë politike.

Ndërsa kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e quajti 8 dhjetorin datë të rëndësishme për Shqipërinë, e cila duhet të shënojë edhe një moment reflektimi.
Siç tha Idrizi, “ Duhet të jetë një moment reflektimi, aspiratat tona nuk janë realizuar. Shoqëria shqiptare nuk është ndarë nga e kaluara”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button