Ekonomia

Dekreti për Guvernatorin, pritet qëndrimi i maxhorancës

Dekreti i Presidentit të Republikës që propozon Genti Sejkon për postin e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore është depozituar tashmë në Kuvend dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.
TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë   ATSH.Foto: Agim DobiShtypi i sotëm shkruan se maxhoranca duket skeptike në qëndrimin e saj ndaj kandidaturës së propozuar nga Kreu i Shtetit. Të martën, në mbledhjen e radhës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pritet dhe qëndrimi që do të mbajë shumica ndaj emrit të propozuar nga Presidenti Nishani.

Dekreti pason një proces të nisur rreth tre muaj më parë, kur Kreu i shtetit ftoi zyrtarisht të gjithë personat e interesuar për postin e Guvernatorit që të aplikonin pranë Presidencës.
Gjatë kësaj kohe, Nishani, në intervistat e dhëna në media ka informuar mbi ecurinë e këtij procesi, duke bëri të ditur se nga 42 aplikantët ai kishte përzgjedhur 7 prej tyre.
Ndërkohë, për këtë çështje gjatë dy muajve të fundit, Kreu i shtetit është takuar me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
Në këto takime, Presidenti dhe Kryeministri kanë ndarë qëndrimin se Guvernatori i ri duhet të ketë një profil të lartë profesional, reputacion ndërkombëtar dhe paanësi politike.
Por, përzgjedhja e kandidaturës së Guvernatorit të ardhshëm të Bankës Qendrore është shoqëruar dhe me një debat në distancë, kryesisht të aspektit juridik, mes disa zyrtarëve të lartë të mazhorancës dhe Kreut të shtetit.
Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” i njeh të drejtën Presidentit që të propozojë Guvernatorin, por po ashtu tagrin për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës ia njeh: 3 qeverisë, 5 parlamentit dhe një vetë Këshillit. Kandidatura e Genti Sejkos vjen jashtë këtyre institucioneve dhe pikërisht ky ka qenë dhe debati mes Presidentit dhe përfaqësuesve të mazhorancës.
Aktualisht, në Këshillin Mbikqyrës janë katër vende bosh. Qeveria ka përzgjedhur tashmë kandidatin që i takon asaj, ndërsa parlamenti është në fazën e përzgjedhjes së dy kandidaturave të tij. Me plotësimin e tyre i mbetet Këshillit të propozojë anëtarin e nëntë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button