Teknologji

SHBA: 1 milion telefona të vjedhur brenda vitit

Nëse keni menduar se vjedhja e telefonave të mençur është duke u bërë një epidemi, atëherë këtë shembull më së miri mund ta gjeni në SHBA.

shba-1-milion-telefona-t-euml-vjedhur-brenda-vitit_hd (1)Komisioni Federal i Komunikimeve ka publikuar një raport të ri, gjetjet e të cilit tregojnë se amerikanët raportojnë mbi 1 milion vjedhje të telefonave të mençur në polici, çdo vit, raporton Engadget.

Megjithatë, kjo shifër nuk është aq e lartë sa vlerësimet jozyrtare (Consumer Reports kishte raportuar se në vitin 2013, vjedhjet shkonin deri në 3.1 milionë njësi të telefonave), por raporti ende thotë se “të paktën” një e dhjeta e të gjitha plaçkitjeve të njohura në SHBA, e përfshijë një telefon.

Gjithashtu, kjo shifër mund të jetë konservatore sepse shumë njerëz nuk e raportojnë telefonin e vjedhur, fakt që i ulë shifrat reale të vjedhjeve.

Sipas FCC, sfida më e madhe është për ti bindur operatorët e huaj mobil që t’i bllokojnë telefonat e vjedhur në SHBA.

Nëse ata e bëjnë këtë, shpresohet që hajdutët të paktën do të mendojnë dy herë para se të kapin pajisjen tuaj mobile nga duart tuaja.

Çfarë mendoni, nëse autoritetet tona policore do ta raportonin numrin e vjedhjeve të telefonave, sa do të ishte kjo shifër në vendin tonë?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button