Teknologji

Google me versione të censuruara të YouTube dhe Chrome, për mbrojtjen e fëmijëve

Google është duke planifikuar të lansojë shërbimet e saj me përditësim që do të jetë miqësor për fëmijët, përkatësisht do të jetë YouTube dhe shfletuesi i saj Chrome që priten të jenë ndër produktet e para për të marrë funksionin e ri.

google-me-versione-t-euml-censuruara-t-euml-youtube-dhe-chrome-p-euml-r-mbrojtjen-e-f-euml-mij-euml-ve_hdNjë zyrtar i lartë i Google e shpjegoi se qëllimi i këtyre ndryshimeve është për t’i siguruar fëmijët nën moshën 12, të cilët nuk duhet t’i nënshtrohen përmbajtjes së papërshtatshme në internet.

“Motivuesi më i madh brenda kompanisë është se të gjithë kanë fëmijët, kështu që ka një shtytje për të ndryshuar produktet tona, përdorimi i të cilëve do të jetë kënaqësi dhe siguri për fëmijët,” tha ky zyrtar i gjigantit amerikan për USA Today.

Pavarësisht qëllimeve që në dukje janë të mira, Google sigurisht se ka për t’u përballur me kritika të cilat do të thonë se skema e re është thjesht një përpjekje e re për t’i targetuar synuar fëmijët me reklama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button