Politika

Basha në kongresin e CDU me ftesë të kancelares Angela Merkel

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë në punimet e kongresit të CDU-së që mbahet në datat 9 dhe 10 dhjetor në Keln të Gjermanisë.

Lulzim-Basha-ne-samitin-e-PPEPartia Demokratike ka bërë të ditur sot nëpërmjet një njoftimi për mediat se kryetari i PD-së, Lulzim Basha është nisur për në Gjermani ku do të marrë pjesë në kongresin e CDU-së.

CDU është partia në pushtet në Gjermani në mandatin e saj të tretë, që ka arritur ta udhëheqë me sukses këtë vend në kohë të vështira për Europën.

Partia Demokratike ka raporte mjaft të ngushta bashkëpunimi me CDU dhe shkëmbime e projekte të përbashkëta gjithnjë e në rritje. Gjatë qëndrimit atje, Basha pritet të ketë takime me personalitetet më të rëndësishme të forcës qeverisëse të Gjermanisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button