Kronika

Gjirokastër/ Ndalohen 65 klandestinë, po kalonin tranzit për në Mal të Zi

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar mbrëmjen e djeshme 65 klandestinë sirianë në fshatin Arshilengo, Gjirokastër.

klandestine3Burime nga policia e qytetit të gurtë njoftojnë se ndalimi i tyre është realizuar rreth orës 19:30 të së hënës. Mësohet se klandestinët ishin duke udhëtuar nëpërmjet fushës së fshatit Arshilengo të komunës Antigone të rrethit Gjirokastër, kur uniformat blu kanë ndërhyrë duke bërë të mundur bllokimin dhe shoqërimin e 65 shtetasve nga Siria. Ndër ta kishte 5 gra dhe 2 fëmijë.

Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek me destinacion Malin e Zi.

Vijon puna nga specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, për rikthimin e tyre në shtetin grek, pasi klandestinët dispononin leje qëndrimi të shtetit grek.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button