Ekonomia

Pensionet, 20 ditë afat për blerjen e viteve të punës

Me ligjin e ri të miratuar së fundmi, një i vetpunësuar mund të blejë 20 vjet me rreth 200 mijë lekë të reja, nga rreth 30 mijë lekë që duhet të kushtonin. Ndërsa afati për pagesën pa kamatëvonesa ka mbetur edhe 20 ditë.

pleqeriaaaMundësia për të blerë vitet e punës për të vetpunësuarit në bujqësi me vetëm 15 dollarë vitin është në fuqi për jo më shumë se 20 ditë, pasi vitin tjetër blerja e viteve do të ketë tarifa të rejaparalajmëron Ministria e Mirëqënies Sociale. Për shkak të hyrjes në fuqi të të reformës së pensioneve vitin që vjen do të ketë tarifa të tjera njoftojnë burimet zyrtare. Me ligjin e ri të miratuar, një i vetpunësuar mund ti blejë 20 vjet me rreth 200 mijë lekë të reja, nga rreth 30 mijë lekë që kushtonin aktualisht. Vendimi për blerjen e viteve të pasiguruar ka sjellë efektet pozitive të para, pasi fluksi i fermerëve që derdhin oara cdo ditë shtohet. Nga vendimi për faljen e kamatvonesave për vitet e papaguara të sigurimeve shoqërore përfitojnë rreth 290 mijë të vetëpunësuar.

Dokumentet që duhet të paraqesin janë:
1. Document që verteton që janë banorë të komunës
2. Document të pronësisë së tokës si document hipotekor ose dokumetet e ndarjes së tokës sipas ligjt 7501
3. Kontratë qiraje të tokës ku kryejnë aktivitetin
4. Një vërtetim nga organet e pushtetit local që kyejnë ose kanë kryer aktivitet bujqësor etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button