Ekonomia

Komisioni i Ekonomisë miraton marrëveshjen me IBRD

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën marrëveshjen e huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).

komisioniZëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja deklaroi para deputetëve se kjo marrëveshje ka synim rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike dhe është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave dhe me programin analitik të akteve dhe dokumente të tjera politike.

Marrëveshja e huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, parashikon një kredi në shumën prej 112 100 000 eurosh, e cila do të sigurojë financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike.
Objektivi kryesor i projektit, sipas z Bejtja, është rritja e sigurisë së furnizimit të konsumatorit me energji elektrike nëpërmjet diversifikimit të burimeve të gjeneruara dhe forcimit të integrimit rajonal. Synohet gjithashtu, tha ai, përmirësimi me efikasitet i sistemit të shpërndarjes së energjisë nëpërmjet zvogëlimit të humbjeve në rrjet dhe përmirësimit të sistemit të mbledhjes të të ardhurave, përmirësimi i tregut të energjisë elektrike, si dhe prezantimi i reformave të energjisë në sektorin e energjisë për krijimin e një tregu konkurues, reforma të cilat do të ndihmojnë në thithjen e investimeve private dhe reduktimin e rreziqeve fiskale për qeverinë.
Duke vënë theksin në faktin se të gjitha asetet e sistemit energjitik janë të amortizuar, Bejtja tha se nevojiten të paktën 1 miliard dollarë të investohen në sistem. Po ashtu, ai bëri të ditur se përmes marrëveshjes me IBRD-në do të bëhet e mundur instalimi i 300 mijë matësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button