Presidenciale

Presidenti Nishani takon në Londër Princin Charles

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, u pritën sot në një takim zyrtar në Clarence House, nga Lartmadhëria e Tij Princi i Uellsit Charles.
Presidenti-i-Republikës-Bujar-Nishani-dhe-Zonja-e-Parë-Odeta-Nishani-u-pritën-në-një-takim-zyrtar-në-Clarence-House-nga-Lartmadhëria-e-Tij-Princi-i-Uellsit-CharlesGjatë vizitës që po zhvillon në Mbretërinë e Bashkuar, Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë e vendit, patën nderin dhe kënaqësinë të ndanin me Princin e Uellsit mendimet dhe opinionet mbi zhvillimet e ndryshme në Shqipëri, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat globale, me të cilat ballafaqohet mbarë njerëzimi sot.
Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë, i shprehën falënderimet dhe mirënjohjen në emër të popullit shqiptar, Princit të Uellsit për mbështetjen që Madhëria e Saj Mbretëresha, Elisabeth II, Familja Mbretërore si dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Mirënjohje u shpreh edhe për vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë, i bënë një ftesë zyrtare Princit të Uellsit për të vizituar Shqipërinë në një moment sa më të përshtatshëm për të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button