Politika

Rama takim me kreun e PPE, diskutohet bojkoti i opozitës

-Kryeministri Edi Rama takim me Kryetarin e Grupit të Partive Popullore Europiane në PE, Manfred Weber, në Bruksel-

Delegacioni-shqiptar-Bruxelle-PSKryeministri Edi Rama dhe delegacioni i deputetëve që e shoqëron zhvilloi sot në Bruksel një takim të ngrohtë dhe miqësor me Kryetarin e Grupit të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber, të cilin e informuam mbi reformat e thella dhe të gjera që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare.

Në takim u ndanë disa vlerësime lidhur me përmbushjen e kërkesave të paraqitura nga Partia Demokratike si kushte për vazhdimësinë e bojkotit.

Kryeministri Edi Rama është sot në Bruksel për të marrë pjesë në takimin vjetor për Ballkanin.

Në këtë takim  diskutohet me krerët e BE dhe përfaqësuesit e rajonit mbi temën “Rigjallërimi i Ballkanit: Goditja fillestare e politikave të ngecura” dhe impaktin për perspektivat e rajonit deri në 2020, ku sigurisht përmendet dhe Kosova, e cila gëzon gjithashtu një perspektivë europiane si vendet e tjera të rajonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button