Kosova

Kuvendi i Kosovës nis vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë

Kuvendi i Kosovës nisi seancën e jashtëzakonshme të nisur dje vonë pasdite për zgjedhjen e qeverisë së re, e që pasonte përfundimin e seancës konstituive, rivazhdimi i së cilës u zhvillua nga mesdita, pas dy ndërprerjeve e një shtyrje në gjashtë muajt e kaluar të “ngrirjes” politike pas zgjedhjeve parlamentare të parakohëshme të 8 qershorit.

Seanca-e-jashtezakonshme-e-Kuvendit-te-Kosoves-1Seanca u ndërpre mbrëmë me kërkesë të grupeve parlamentare të koalicionit qeverisës PDK e LDK, pas votimit me 69 vota pro shtyrjes e 30 kundër.
Më herët, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, kërkoi “pauzë prej gjysëm orë për një konsultë të shkurtër së bashku”, e cila edhe u dha. “Seanca vazhdon pas gjysëm ore”, tha kryetari i sapozgjedhur Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke dhënë pushim, i cila zgjati më shumë se u paralajmërua, deri vonë në mbrëmje, derisa Lista Serbe me 9 deputetë nuk pranonte të marrë pjesë në seancë duke vënë kushte dhe sipas burimeve, duke pasur mospajtime brenda saj se kush do t’i përfaqësojë në qeverinë e re me postet ministrore.
Seanca e jashtezakonshme e Kuvendit te KosovesI mandatuari për kryeministër të Kosovës, Isa Mustafa, në ekspozenë e tij tha se “programi qeverisës i Qeverisë së Republikës së Kosovës përqendrohet në këto shtylla kryesore: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, punësimi dhe mirëqenia; Sundimi i ligjit dhe shteti ligjor; Axhenda evropiane dhe politika e jashtme; Arsimi, shkenca, kultura, sporti dhe zhvillimi rinor; dhe Shëndetësia moderne”.
Kryeministri në ardhje i Kosovës, Mustafa ka theksuar se “do të përgatitet projekti për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë” dhe “do të unifikojmë tregun energjetik me Shqipërinë për të arritur komplementaritet” dhe ka folur edhe për bashkëpunime të tjera.
“Kultivimi i relacioneve të veçanta kulturore me Shqipërinë dhe me vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët do të thellohet”, tha Mustafa.
“Tashmë, Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar Kalendarin e Përbashkët Kulturor. Qeveria do të vazhdojë të angazhohet në zbatimin e këtij kalendari, duke e pasuruar atë përvitshëm, edhe për rritjen e buxhetit për aktivitetet e përbashkëta, që organizohen përgjatë vitit në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor”, theksoi Mustafa.
I mandatuari për kryeministër të Republikës së Kosovës shprehu përkushtimin për marrëdhënie me të gjitha shtetet fqinje e të rajonit drejt integrimeve euroatlantike.
Mustafa veçmas ka theksuar të ardhmen zhvillimore të vendit duke theksuar se në Kosovë çdo fushë është prioritet, ndërsa ka paralajmëruar që pas debatit do prezantojë edhe përbërjen e Qeverisë së re që do ta drejtojë.
Seanca e jashtezakonshme e Kuvendit te Kosoves (2)“Do të punojmë shumë që të shfrytëzojmë të gjitha resurset e këtij vendi, të ndërtojmë partneritet ndërkombëtar për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe për të ngritur cilësinë e jetës së qytetarit”, siguroi ai.
Mustafa theksoi se “parneriteti i përhershëm dhe special me SHBA-të dhe partneriteti me vendet e BE-së do të zhvillohet edhe më tej dhe do thellohet në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.
Opozita në Kuvendin e Kosovës e mbetur me numër të vogël deputetësh shprehej kundër koalicionit të dy partive më të mëdha, edhe me fjalor të ashpërsuar.
Ndërsa kryeministri në largim e kryetari i partisë më të madhe kosovare, PDK-së, Hashim Thaçi, bënte thirrje që mos të ketë vonesa të mëtejshme në ndërtimin e institucioneve të zgjedhjeve të para gjashtë muajve.
“Është momenti që pas pak çastesh ne t’i japim vendit qeverinë e Kosovës”, u shpreh ai.
Thaçi theksoi se “marrëveshja e koalicionit PDK-LDK është transparente, me përgjegjësi të lartë politike, e interesave kombëtare e euroatlantike, e vlerave dhe interesave të përbashkëta shtetërore”.
“Në emër të partisë më të madhe të vendit ju ftoj që me votimin që e kemi para nesh t’i japim Republikës së Kosovës institucionet dhe të vazhdojmë me punë. Bota po na shikon dhe pret të marrim vendime të guximshme, vendime që jemi duke i marrë edhe tani”, theksoi Thaçi, kryetari i PDK-së, partisë fituese të zgjedhjeve 2014, të vlerësuara ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë.
Pas votimit të qeverisë së re që pritet sot në Kuvendin e Kosovës, LDK për herë të parë do të ketë postin e kryeministrit në pesë palë zgjedhjet në Kosovën e lirë nga qershori 1999, e që nuk e kishte as kur ishte fituese e zgjedhjeve të para dhe të dyta, duke ua dhënë atë partnerëve të koalicionit, së pari PDK-së e pastaj AAK-së.
Me zhvillimet e pas zgjedhjeve 2014, është hera e tretë që PDK e LDK janë bashkë në koalicion për bashkëqeverisje të Kosovës. Hera e parë ishte në zgjedhjet e para në liri të 17 nëntorit 2001, ndërsa e dyta në legjislaturën e tretë, e cila ka hyrë në histori me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, të njohur deri tani nga 108 shtete anëtare të OKB-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button