Kosova

Zyra e BE-së përshëndet konstituimin e institucioneve

Zyra e BE-së/PSBE dhe e shefave të Misioneve të Shteteve anëtare të BE-së të pranishme në Kosovë e mirëpritën konstituimin e Kuvendit dhe uruan kryeministrin Isa Mustafa për zgjedhjen e qeverisë së tij.

be-p-euml-rsh-euml-ndet-konstituimin-e-institucioneve_hdNë këtë deklaratë thuhet se para Kosovës paraqiten shumë sfida, nga bërja e reformave politike dhe ekonomike, deri te bërja prioritet e zhvillimit socio-ekonomik dhe punësimit, nga ripërtrirja e përkushtimit ndaj dialogut me Beogradin, deri te vendosja e theksit në qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe rritje të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit, bashkëpunim të plotë me EULEX-in dhe krijimin e gjykatës speciale.

“Qytetarët e Kosovës, si dhe komuniteti ndërkombëtar, presin që institucionet e sapoformuara t’iu qasen këtyre sfidave me energji, përkushtim dhe vendosmëri. Të gjitha këto prioritete janë qenësore për zhvillimin e Kosovës dhe rrugën e saj evropiane. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj janë të gatshme për të mbështetur Kuvendin dhe qeverinë në punën e tyre”, thuhet në deklaratë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button