Europa

Rreth 2 000 projekte me vlerë 1 300 miliardë euro për planin Juncker

Rreth 2 000 projekte me vlerë 1 300 miliardë euro janë kandidatë për një financim nga plani i investimit të presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, por pa garanci se të gjithë do të zgjidhen në fund.

ee993-350x194Plani Juncker ka për synim të mobilizojë 315 miliardë euro investime në tre vite për të gjithë BE-në.

Lista e projekteve, që do të paraqitet sot nga Komisioni Evropian, nuk është përfundimtare. Ajo vjen nga puna e “task forcës” të krijuar nga Komisioni Evropian dhe nga Banka Evropiane e Investimit (BEI), për të seleksionuar projektet duke u bazuar në dëshirat e shteteve.

“Ky plan nuk është për kët apo atë vend, për këtë apo atë projekt që tashmë ekziston, por për investime të reja që shtohen dhe që krijojnë rritje ekonomike”, deklaroi Pierre Moscovici, komisioneri evropian i ngarkuar me Çështejt Ekonomike.

Një nga prioritetet e Komisionit është të seleksionojë projekte që mund të realizohen shpejtë, pra në tre vitet e ardhshme. Infrastrukturat strategjike, si informatika apo energjia, por gjithashtu transporti, arsimi, kërkimi dhe inovacioni do të privilegjohen.

Plani Juncker do të mbështetet në një pjesë të buxhetit evropian dhe mbi BEI-në që pritet të sjellë 21 miliardë euro garanci, për të tërhequr invetitorë privatë, dhe ky plan nuk financohet nga kontributet e drejt për drejta të shteteve anëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button