Qeveritare

Bushati përgëzon formimin e parlamentit dhe qeverisë së re në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati përshëndeti sot krijimin e paralamentit dhe qeverisë së re në Kosovë.

Presentation12-342x200Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Ministri Bushati shkruan se inkurajojmë që të ecet përpara në qasjen ndaj plotësimit të prioriteteve të BE-së.

Kuvendi i Kosovës miratoi sot qeverinë e re me Kryeministër Isa Mustafën. “Me 73 vota pro, 38 kundër e 2 abstenime, Kuvendi zgjodhi qeverinë e re të Republikës së Kosovës me kryeministër Isa Mustafën”, konstatoi pas votimit të hapur kryeparlamentari Kadri Veseli ndërsa uroi të zgjedhurit.

Më pas qeveria e re bëri betimin, pasi të sapozgjedhurit zunë vendet e tyre në krye të sallës së seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button