Home / Ekonomia / Guvernatori-Xhafaj: Dekreti nuk do shqyrtohet nga komisioni i Ligjeve

Guvernatori-Xhafaj: Dekreti nuk do shqyrtohet nga komisioni i Ligjeve

Dekreti i presidentit, që propozon kandidaturën e Genti Sejkos për postin e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore, nuk do të kalojë për shqyrtim nga komisioni parlamentar i Ligjeve. Kjo u bë e ditur sot për ATSH-në nga kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, sipas të cilit Ligjet nuk janë komision përgjegjës për shqyrtimin e këtij dekreti.
a-komisioni-i-ligjeve-4Foto-A“Jo, nuk do e shqyrtojmë, pasi sipas rregullores nuk jemi ne komision përgjegjës”, u shpreh z. Xhafaj, në përgjigje të interesimit të ATSH-së.
Gjatë ditës së sotme, kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, tha se për këtë çështje ‘do të kërkojmë investimin e komisionit të Ligjeve për ta parë dekretin e Presdientit nga pikpamja e përputhshmërisë me ligjin’.
Braçe tha gjithashtu se është Konferenca e kryetarëve ajo që vendos nëse do të futet në rend të ditës shqyrtimi i dekretit të Presidentit për Guvernatorin.
Të dielën, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpalli dekretin që propozon Genti Sejkon për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Kjo pason një proces të nisur rreth tre muaj më parë, kur Kreu i shtetit ftoi zyrtarisht të gjithë personat e interesuar për postin e Guvernatorit që të aplikonin pranë Presidencës.
Përzgjedhja e kandidaturës së kreut të institucionit më të rëndësishëm financiar të vendit është shoqëruar dhe me një debat në distancë, kryesisht të aspektit juridik, mes disa zyrtarëve të lartë të mazhorancës dhe Kreut të shtetit.
Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” i njeh të drejtën Presidentit që të propozojë Guvernatorin, por po ashtu tagrin për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës ia njeh: 3 qeverisë, 5 parlamentit dhe një vetë Këshillit. Kandidatura e Genti Sejkos vjen jashtë këtyre institucioneve dhe pikërisht ky ka qenë dhe debati mes Presidentit dhe përfaqësuesve të mazhorancës.
Aktualisht, në Këshillin Mbikqyrës janë katër vende bosh. Qeveria ka përzgjedhur tashmë kandidatin që i takon asaj, ndërsa parlamenti është në fazën e përzgjedhjes së dy kandidaturave të tij. Me plotësimin e tyre i mbetet Këshillit të propozojë anëtarin e nëntë

Leave a Reply

Your email address will not be published.