Kronika

Naço: Dëshmuam luftë pa kushte ndaj korrupsionit

-Forumi Kombëtar kundër Korrupsionit-

IMG_9877Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço theksoi se qeveria mbajti premtimin e saj për të luftuar pa kushte korrupsionin.

Në Forumin Kombëtar kundër Korrupsionit,  ministri Naço bëri një përmbledhje të punës së dikasterit që ai drejton teksa theksoi se qeveria tregoi vullnet të palëkundur në luftën ndaj korrupsionit, duke zhbërë mitin e pandëshkueshmërisë.

Ministri i Drejtësisë kujtoi se një nga vendimet e para të marra prej tij, ishte ngritja portalit online “Denonco Korrupsionin”, ku vetëm në një ditë u regjistruan 864 ankesa. “Ne morëm përsipër t’i japim zë qytetarëve përmes portalit online denonco korrupsionin, ku në një kohë rekord u regjistruan 784 ankesa, prej këtyre ne vlerësuam dhe kallëzuam 18 raste në prokurori, 3 raste në KLD dhe 3 raste ILDKP”, theksoi Naço.

Sipas tij, për të luftuar koForumi Kombetar kunder korrupsionit Foto Flori Abazi (1)rrupsionin qeveria ndryshoi ligjin, duke forcuar sanksionet. “Ne treguam vullnet për të luftuar korrupsionin pa dallim dhe për këtë ndryshuam ligjin, duke forcuar sanksionet dhe mbi të gjitha duke e trajtuar këtë fenomen si një krim të rëndë, pasi tashmë gjykimin dhe hetimin e korrupsionit e ka në kompetencë gjykata e krimeve të rënda, pra ne e shohmi korrupsionin si një krim të ngjashëm me ato që shkaktojnë dhe bandat kriminale”, theksoi Naço.

Sipas tij, tashmë korrupsioni është një fenomen me risk të lartë e me fitim të vogël. “Në një kohë rekord ne e kthyem korrupsionin nga një aktivitet me fitim të lartë e risk të vogël, në një aktivitet me risk të lartë dhe fitim të vogël, pasi ndryuam ligjin për hetimin, çka sjellë konfisikimin e aseteve dhe parave të personave që dyshohet se kanë kryer korrupsion, para duke i prekur këta personat të dyshuar ty ku i dhemb më shumë”, tha Naço.

Ministri i Drejtësisë tha se qeveria nisi e penalizuar luftën ndaj korrupsionit, për shkak të mungesës së seriozitet nga para-ardhësit, por tashmë ajo ka arritur të mbajë premtimin e saj, duke luftuar edhe me gjyqtarët e korruptuar. “Sot si asnjëherë më parë kemi rreth 27 gjyqtarë të proceduar dhe po ashtu kemi nisur digjitalizimin, standardizimin dhe rritjen e transparencës nëpër gjykata. “Ka regjistrim audio-video në rreth 24 gjykata rrethi dhe apeli. Kemi 115 salla gjykimi nën sistemin audio-video. 650 persona të trajnuar për interpretimin e këtij sistemi dhe 191 nëpunës të specializuar. Kemi rritur transparencën në 35 zyra të regjistrimit të pasurieve, ku sot funksionojnë sistemi online ku në 6 vjet u regjistruan 160 mijë objekte, ndërsa tashmë në një vit u regjistruan 340 mijë më shumë”, theksoi Naço.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button