Kosova

Çmimi i naftës në Kosovë mbetet i lartë

Çmimi i derivateve të naftës në tregjet botërore llogaritet të jetë më i ulëti në pesë vitet e fundit. Një fuçi naftë në tregjet ndërkombëtare ka rënë në 65.33 dollarë nga rreth 100 dollare.

Naftaa12-690x388Mirëpo, ky trend i rënies së çmimit nuk është përcjell edhe në Kosovë nga tregtarët e derivateve të naftës. Deri sa tregjet botërore po përballën me uljen e çmimit të naftës, Kosova vazhdon të ketë çmimin më të shtrenjtë në rajon, ku një litër naftë kushton 1.14 cent, përderisa në Maqedonia për një litër naftë qytetarët paguajnë vetëm 1.04 cent.

Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës thotë se çmimi i lartë i naftës në Kosovë është edhe për shkak të mungesës së një rregullatori të çmimeve për këtë lëmi.

“Qeverisë së re i duhet sa më shpejtë t’i ndërmarrë hapat që ta mbikëqyrë cilësinë e naftës në Kosovë. Furnizimi i naftës në Kosovë me rregullatorin e çmimit e përcakton edhe ngritjen edhe zbritjen, ne kemi raste që në bursë të bie çmimi i naftës, por në Kosovë çmimi ende është i shtrenjtë”, thekson Berjani.

Megjithatë, përkundër çmimit të lartë të naftës në Kosovë ka pasur edhe dyshime për cilësinë jo të mirë të naftës, ku ky shqetësim e ka detyruar inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të kryejë disa analiza lidhur me cilësinë e naftës në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button