Muzike

Pesë artistë shqiptarë në Traviatën e Vjenës

“Pesë artistë shqiptarë në një Traviatë vjeneze.

big_traviataShqipëria e vogël me talente të mëdha”, ka deklaruar ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila është shprehur të jetë krenare me Ermonela Jahon, Saimir Pirgun e Dritan Luca, të cilët kanë qenë të përfshirë në skenë, por edhe dy artistët tjerë që kanë qenë pjesë e Orkestrës Filarmonike të Vjenës.

“Traviata”, e Verdit e cila është prezantuar në Teatrin e Operas së Vjenës, Staatsopera, kurrë më shumë se sa në shfaqjen e fundit nuk ka pasur në një skenë me aq shumë artistë shqiptarë. Krenarë me interpretuesit lirikë të mrekullueshëm Ermonela Jahon, Saimir Pirgu e Dritan Luca, të cilët kanë qenë protagonistët kryesorë në skenë, por edhe dy artistët instrumentistë, pjesë e Orkestrës Filarmonike të Vjenës, Shkëlzen Dolli e Edison Pashko. “Traviata” e Viener Staatsopera do të vazhdojë të shfaqet me Ermonela Jahon dhe Saimir Pirgun edhe në datat 12 dhe 16 dhjetor 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button