Ekonomia

Kreditimi, katalizator në nxitjen dhe zhvillimin e bujqësisë

Kreditimi vlerësohet nga ekspertët e ekonomisë, si katalizator për rritjen ekonomike të vendit ku padyshim prodhimi bujqësor, zë vend kryesor.

Prodhim-bujqesor1Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, totali i kredisë për bujqësinë është rreth 6.6 miliardë lekë, ose rreth 1.2% e gjithë kredisë për ekonominë.

Shumica e ekspertëve bien dakord se zgjidhja për të rimëkëmbur ekonominë do të jetë një mbështetje më e madhe në sektorët prodhues të ekonomisë, duke filluar nga bujqësia. Për këtë arsye, në vitet e fundit bankat e kanë rritur vëmendjen ndaj këtij sektori, duke kërkuar mënyra për të shmangur vështirësitë që ai paraqet në kreditim.

Në një këndvështrim krahasues, shifrat tregojnë një disbalancë të thellë mes peshës që ka bujqësia në ekonomi dhe mbështetjes së sektorit me kredi. Bujqësia siguron çdo vit rreth 20% të prodhimit kombëtar, për një vlerë të përafërt rreth 1.8 miliardë euro, por stoku i kredisë për sektorin është vetëm 45 milionë euro.

Këto të dhëna tregojnë qartë se bujqësia ka potenciale shumë të mëdha për rritjen e kredisë, por një shfrytëzim i plotë i tyre kërkon adresimin e problemeve strukturore të sektorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button