Muzike

Bob Dylan “uncover” hitet e Sinatrës e King Nat Cole

bob-350x191Artisti kult amerikan, Bob Dylan, ka filluar një projekt të ri, ku bën “uncover” këngë të vjetra origjinale nga artistë si Frank Sinatra, King Cole, për albumin e tij më të ri të quajtur “Shadows in the Night”, i 36-ti i kantautorit.

Albumi pritet të publikohet në  2 shkurt dhe do të përmbajë 10 “uncover”, siç i ka quajtur Dylan. Nëse “cover” në shqip është një këngë e përpunuar ndryshe, i bie që Dylan po i konsideron këngët e tij si “shpërpunime”.

“Nuk e shoh veten duke i bërë cover këtyre këngëve, kjo tashmë është bërë mjaftueshëm, madje deri në varrosjen e këtyre këngëve. Unë dhe banda ime po i bëjmë ato ‘uncover’. Po i nxjerrin nga varri dhe po i sjellim në dritë”, ka thënë Dylan për BBC.

Ndër këngët e Sinatra-s që do të përfshihen në album janë “I’m A Fool To Want You”, “The Night We Called It A Day”, nga King Cole “Autumn Leaves”, etj. Këngët do të jenë shumë pak të përpunuara, pa shtesat dixhitale të ditëve të sotme dhe madje pa vokale të dyta.

Dylan, emri i vërtetë i të cilit është Robert Zimmerman, ka shitur mbi 125 milionë albume në botë. Ai është fitues i shumë çmimeve Grammy dhe realizues i albumeve të vlerësuara nga kritika artistike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button