Rajoni

Katër të vdekur nga moti i keq në Greqi

Trupat e pajetë të dy personave të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë veriun e Greqisë u gjetën sot në një lumë duke e çuar në katër numrin e viktimave nga përmbytjet, theksoi Mbrojtja Civile greke.

moti-i-keqNjë prej dy personave, të moshës 44 vjeç u gjet i vdekur në shtratin e një lumi pranë Selanikut.

I dyti, 49 vjeç, ishte në kërkim që prej ditës mërkurë pasi makina e tij u rrëzua në një lumë në veri të rajonit.

Dy persona të tjerë humbën jetën të shtunën dhe të martën pas rrëzimit të automjetit të tyre në lumenjtë në të njëjtin rajon të goditur që prej një jave nga shirat e rrëmbyeshëm duke shkaktuar rritje të nivelit të ujërave.

Situata është kritike në kufirin me Turqinë ku lumi Evros arriti gjendjen e alarmit.

Një grup prej 30 imigrantësh, të cilët po përpiqeshin të kalonin me barkë këtë lumë që ndan Turqinë me Greqinë u shpëtuan të hënën.

Related Articles

Nje koment

  1. me vjen keq per popullin se vuajne zoti dule kam vendos do bej kthese boll me mashtrime dhe me tradheti skam jam i detyruar se ma kan gjet orgjinen time qe jam nga laberia Kurse per ty dule esht ndryshe se ti ne ngjyre ngjan si label elbasani Me fal tani e tutje ndahen rruget tona Ti politikan i pafytire u bollano spiun dhe letyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button