Kosova

“Jerusalemi i PDK-së” pa ministër në Qeverinë e Kosovës

Edhe pse morri votat e rreth 18 mijë qytetarëve të Prizrenit dhe e konsiderojnë si “Jerusalem të partisë”, Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka parë të rrugës që ndonjë post ministror të rëndësishëm të ja besoj ndonjë politikani nga ky rajon.

ldquo-jerusalemi-i-pdk-s-euml-rdquo-pa-minist-euml-r-n-euml-qeverin-euml-e-kosov-euml-s_hdNë fakt, Edita Tahiri është emëruar në postin e ministres, por e cila nuk ka portofol. Ky është mandati i dytë që PDK nuk ka asnjë ministër në Qeverinë ku bën pjesë, transmeton Telegrafi.

Por, as Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila drejton Qeverinë me kryeministrin, Isa Mustafa, nuk ka emëruar në postin e ministrit politikan nga ky qytet, ani pse i morri mbi 11 mijë vota të qytetarëve të Prizrenit.

Mbetet të shihet nëse ndonjë prej zëvendësministrave, përkatësisht prej 42 vendeve ‘të lira’ do t’iu besohet prizrenasve nga këto dy subjekte politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button