Kosova

Rusia: Sporti jashtë politikës, por Kosova është Serbi

rusia-sporti-jasht-euml-politik-euml-s-por-kosova-euml-sht-euml-serbi_hdRusia konsideron se sporti është jashtë politikës, por për Kosovën thonë se është pjesë të Serbisë. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandër Lukashevich.

Duke komentuar rreth vendimit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës si anëtare me të drejta plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Lukashevich tha se pozicioni i Rusisë nuk ndryshon në raport me Kosovën, përkatësisht Kosova është pjesë e shtetit serb.

“Ne besojmë se sporti duhet të jetë jashtë politikës”, tha shkurt Lukashevich, raportojnë mediat.

Ndryshe, KOK-u me vendim unanim bërë anëtari më i ri i KON-it në kongresin e mbajtur sot në Monako.
Bordi Ekzekutiv i IOC-së, kishte vënë në dukje se Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbushur kërkesat për pranim të përshkruara në Kartën Olimpike. Këto përfshijnë kriteret sportive dhe teknike si dhe përkufizimin e “vendit”, sipas përcaktimit në Rregullin 30.1 – “një shtet i pavarur i njohur nga bashkësia ndërkombëtare”.

Kosova është njohur si shtet nga 108 shtete anëtare të OKB-së, nga gjithsej 193.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button