Home / Ekonomia / Mbyllet Bursa e Tiranes

Mbyllet Bursa e Tiranes

bursat-evropiane1Bursa e Tiranes është mbyllur, pasi nuk funksionoi për asnjë ditë për 12 vite me radhë që nga krijimi i saj në vitin 2002.

Sipas burimeve nga ministria e Financave, kjo strukturë është mbyllur përfundimisht. Ministria e Financave ne buxhetin e saj nuk planifikon fonde per kete institucion. Ministria e Financave i kishte lënë tre muaj afat për të gjetur vetë të ardhurat për mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa mos sigurimi i fondeve ka bërë që ministria e Financave të firmosë shkresën për mbylljen e saj.

Bursa e Tiranës u themelua në vitin 2002 në formën e shoqërisë aksionare dhe ka funksionuar në përputhje me dispozitat e ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe të ligjit “Për titujt”.

Objekti i veprimtarisë së Bursës së Tiranës sh.a ishte krijimi i një tregu kapitalesh apo titujsh duke krijuar një sistem tregtimi me anë të të cilit “ofertat për shitje, blerje apo këmbim të titujve kryhen apo pranohen rregullisht. Ajo ka kryer aktivitet vetëm për një kohë të shkurtër pas vitit 2002, duke qenë agjent i qeverisë në tregun sekondar të letrave me vlerë, por edhe ky funksion i kaloi Bankës së Shqipërisë. Tashmë e vetmja mënyrë për kompanitë shqiptare për të siguruar financime përmes tregut të kapitaleve mbetet plani për një bursë rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.