Home / Qeveritare / Ministri Bushati merr pjesë në Ministerialin e BSEC

Ministri Bushati merr pjesë në Ministerialin e BSEC

Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, mori pjesë sot në takimin e 31-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), që u mbajt në Selanik të Greqisë.

unnamed89-226x200Takimi analizoi zhvillimet më të fundit në rajonin e Detit të Zi dhe zhvillimet kryesore të shënuara gjatë kryesisë gjashtë mujore të Greqisë në këtë  organizatë rajonale.

Në fjalën e tij, ministri  Bushati  theksoi angazhimin maksimal të Shqipërisë për bashkëpunim rajonal në të gjithë fushat që përbëjnë interes. “Ushtrimi i njëkohshëm i dy presidencave në nismat rajonale, përkatësisht SEECP dhe A5, si dhe mbyllja disa muaj më parë e presidencës në AII, ilustrojnë më së miri këtë angazhim rajonal të Shqipërisë”, u shpreh ministri.

Ky takim vjen pas takimit të mbajtur në Nju Jork dhe i shërben forcimit të organizatës dhe dimensionit gjeostrategjik rajonal, si dhe promovimit të projekteve të përbashkëta infrastrukturore.

Në këtë kontekst, ministri Bushati u shpreh se “është e rëndësishme që BSEC të rrisë efektivitetin dhe bashkëpunimin me organizma të tjera dhe BE-ja duhet të jetë një partner i natyrshëm i BSEC. Ngritja së fundmi e Njësisë së Menaxhimit të Projekteve në Organizatë do t’i shërbejë realizmit të projekteve të përbashkëta që do të ngushtojnë diferencat mes vendeve anëtare”.

Ministri Bushati merr pjesë në Ministerialin e BSEC

Ministri Bushati merr pjesë në Ministerialin e BSEC

Në fund të këtij aktiviteti u miratuan disa rezoluta që kanë të bëjnë me fuqizimin e veprimtarive të orientuara nga projektet, rritjen e efikasitetit në organizatë, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të BSEC me organizmat e  tjerë satelit të tij, të tilla si BSTDB, PABSEC dhe ICBSS.

Gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi ( BSEC), ministri Bushati zhvilloi takime me homologë të vendeve anëtare të BSEC si dhe me Presidentin e Bankës së Tregtisë dhe Zhvillim të Detit te Zi, BSTDB.

Takimi u mbyll me transferimin e kryesisë Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi ( BSEC) tek Moldavia

Leave a Reply

%d bloggers like this: