Ekonomia

Ndryshimet në ligjin “Për prokurimet”, garancia 2 % jo më detyrim

Ndryshimet në ligjin për prokurimet publike, i cili ka mbërritur në Kuvend per shqyrtim, parashikojnë heqjen e kufizimit të garancisë, çka do t’i sjellë automatikisht lehtësi të mëtejshme proceduriale për pjesëmarrje në tendera publike, biznesit.

tender1Me ligjin aktual operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit, kanë detyrimin të ngurtësojnë në banka apo kompani sigurimi 2% të vlerës së fondit limit, si masë garancie për autoritetin kontraktor, në rast të tërheqjes së tyre nga oferta. Ky ngurtësim i shërbente autoritetit kontraktor në rastet kur për vazhdimin e një procedure prokurimi kërkoheshin të paktën dy oferta të vlefshme dhe një tërheqje e mundshme nga gara e një ofertuesi sillte dështimin e procedurës së prokurimit. Por, duke qënë se ligji aktual parashikon që procedura e prokurimit të vazhdojë edhe me një operator ekonomik, tërheqja nga ofertimi i një operatori ekonomik nuk i shkakton autoritetit kontraktor dështimin e procedurës së prokurimit. Ndaj dhe sigurimi i ofertës nuk shërben më si masë garancie për autoritetin kontraktor.

Operatorët ekonomikë të interesuar për të ofertuar në procedurat e prokurimit publik, nëpërmjet këtij ndryshimi, lehtësohen nga ngurtësimi i një vlere të caktuar monetare si garanci për pjesëmarrjen e tyre në tender. Një ndryshim tjetër që propozohet në projektligj është edhe ai për përbërjen e komisionit të prokurimit publik. Kushti i vendosur tashmë në ligj është ai që çdo anëtar të ketë formim arsimor juridik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button