Home / Politika / Rumbold: Integrimi, përgjegjësi e të dyja palëve

Rumbold: Integrimi, përgjegjësi e të dyja palëve

Ecuria e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit u diskutua sot në takimin “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE – një déjà vu e parakrizës?” organizuar nga ‘Institute for Democracy and Mediation’, mbështetur nga Friedrich Ebbert Stiftung.

1518678_810980188940582_275198052435056336_oTë ftuar në panelin e diskutimit, ishin përfaqësues të Ministrisë së Integrimit, Parlamentit Shqiptar dhe ekspertë për çështjet e BE – së në Shqipëri.

Në këtë konferencë, një mesash dha edhe zv/kreu i Delegacionit të BE-së, Clive Rumbold, i cili deklaroi se përgjegjësinë për procesin e integrimit e kanë të zgjedhurit të të dyja krahëve, pa dallim.

“Ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë për një nivel dialogu të lartë, në mënyrë që të avancojnë reformat e pikërisht puna duhet bërë nga ju; përgjegjësia për ta çuar përpara programin e reformave i mbetet të zgjedhurve, mazhorancës dhe opozitës. Integrimi nuk është thjesht për të nxitur debatin politik, por prej tij varet e ardhmja”, nënvizoi ai.

Ndërsa kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, e ka parë me sy kritik qëndrimin e Qeverisë ndaj integrimit europian. Sipas saj, “duket se deklarata e Brukselit se për 5 vjet nuk do të ketë zgjerim me një vend tjetër, ishte një lloj komoditeti për mazhorancën,” pasi “këtu e 5 vjet do të shohim”.

“Kam frikë se Qeveria nuk e mendon si prioritar procesin e integrimin, tha Bregu në fjalën e saj, edhe për faktin se është hequr nga axhenda e diskutimeve të përditshme. Ju kujtoj vetëm një rast, rastin e Progres Raportit, që u kalua me një indiferencë të madhe nga Qeveria dhe nuk besoj se ju dëgjoni sot artikulim për çështje që kanë të bëjnë me çuarjen përpara të procesit të integrimit europian”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: