roze

Dr Dre, muzikanti më i pasur i vitit 2014

Dr Dre është muzikanti që ka fituar më shumë në vitin 2014 duke kryesuar listën e revistës ‘Forbes’ me një fitim prej 620 milionë dollarësh. Reperi dhe producenti 49-vjeçar ka fituar shumë sidomos gjatë muajit maj me shitjen e kompanisë së tij të kufjeve Beats te Apple.

1418295507dr-dreJo vetëm që e kryeson listën, por Dr Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Romelle Young, ka edhe diferencën më të madhe në histori me vendin e dytë që mbahet nga Beyonce, e cila këtë vit ka fituar 155 milionë dollarë falë turit botëror “Mrs. Carter Show” dhe albumit surprizë.

Në vend të tretë gjejmë grupin The Eagles me 100 milionë dollarë të fituara nga turi “History Of The Eagles”.

Në vitin 2013 ishte Madonna ajo që kishte fituar më shumë: 125 milionë $.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button