Ekonomia

Tregtia me Italinë, importet shënojnë rënie, por rriten eksportet

Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë dhjetëmujorit të vitit 2014 arritën në rreth 131,443 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë u importuan 138,909 milionë lekë. Por ndryshe nga importet, eksportet nga Italia për këtë periudhë kanë shënuar rritje.

Eksport_import1Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit.

Sipas INSTAT-it, me Italinë, shkëmbimet tregtare zënë 39.6 për qind të totalit. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave ‘tekstile dhe këpucë,” në vlerën 28,506 milionë lekë, e pasuar nga grupi makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi makineritë për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.

Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 22, 431 milionë lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale. Ndërkohë eksportet shqiptare drejt Italisë, llogariten në vlerën e 113,270 milionë lekëve.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariteshin 93,801 milionë lekë. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për 10-mujorin arriti vlerën e mbi 60,465 milionë lekëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button