Home / Ekonomia / Shqipëri-Kosovë, vëllimi tregtar për 10-mujorin llogaritet 19,240 milionë lekë

Shqipëri-Kosovë, vëllimi tregtar për 10-mujorin llogaritet 19,240 milionë lekë

Marrëdhëniet ekonomike mes dy tregjeve shqipfolëse, Shqipëri dhe Kosovë, kanë ardhur në rritje dhe vëllimi tregtar për 10- mujorin e vitit 2014 arriti në vlerën 19,240 milionë lekë, nga 19.096 milionë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2013, duke shënuar një rrtej të lehtë të volumit tregtar, krahasuar me vitin e mëparshëm.

doganaEdhe pse ecuria është e mirë, pesha e tregtisë nuk i justifikon marrëdhëniet mes dy vendeve. Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se me gjithë vullnetin për krijimin e një tregu të përbashkët Kosovë-Shqipëri, marrëdhëniet ekonomike mbeten simbolike. Ata shprehen të mendimit se ambienti i biznesit duhet të jetë i njëjtë si në Prishtinë, po ashtu edhe në Tiranë, madje sipas tyre, duhen eliminuar të gjitha barrierat administrative, doganore dhe jo doganore. Gjithesesi, autostrada Durrës – Kukës – Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, ka lehtësuar qarkullimin e mallrave nga të dyja palët.

Leave a Reply

%d bloggers like this: