Ekonomia

Ambasadori i Turqisë sot në “Bunk’Art”

“Bunk’Art” tashmë është kthyer në një vend pelegrinazhi për vizitorët vendas dhe të huaj. Me reliket e veta historike nga koha e diktaturës, “Bunk’Art” është  bërë objekti më kureshtar për t’u vizituar dhe për të mësuar më shumë për kohën e diktaturës.

Turku-266x200Krahas vizitorëve të shumtë, ditën e sotme një tjetër vizitor që ka zgjedhur “Bunk’Art” për fundjavë, është edhe ambasadori turk në vendin tonë Hidayet Bayraktar. Kjo është vizita e tij e dytë në ambientet e “Bunk’Art”, e para më 22 nëntor ditën e hapjes së tij, ku ka qëndruar për rreth 2 orë. Ai ka vizituar imtësisht të 106 dhomat e bunkerit anti-bërthamor gjatë vizitës së tij ditën e sotme. Ai e cilëson “Bunk’Art” një gjetje mjaft interesante për prezantimin e objekteve dhe mentalitetit komunist.  Për Bayraktar të gjitha dhomat e hapura për publikun në Bunk’Art kanë veçantitë e tyre dhe ai duhet parë i tëri si një objekt muzeal. Ndërkohë vizitorë të shumtë vijojnë të mbushin dhomat e objektit 0774. Të rinjtë janë ata që tregojnë më tepër interes ndaj kësaj pjese të historisë për të mësuar diçka më tepër rreth periudhës së komunizmit. Gjatë ditës së sotme kanë vizituar Bunk’Art nxënës nga shkolla të mesme të qytetit bregdetar të Durrësit, duke fotografuar objektet e ndryshme në të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button