Home / Bota / Amerika / Cheney i jep mbështetje programit torturues të CIA’s: Sërish do ta bëja

Cheney i jep mbështetje programit torturues të CIA’s: Sërish do ta bëja

Dick Cheney i ka dhënë mbështetje të padiskutueshme programit torturues të CIA-s pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, duke i hedhur poshtë kritikat ndaj tij.

dick-cheney-0319
“Ka funksionuar. Absolutisht kreu punë”, ka thënë Cheney, figurë kyçe e administratës së George W. Bushit në lidhje me taktikat e ashpra të përdorura në CIA pas sulmeve të 11 shtatorit.

Raporti i Senatit mbi programin e marrjes në pyetje ka ngjallur reagime të ashpra. Por Cheney tha se këto “marrje në pyetje” janë bërë për “arsye mjekësore”. Ish-zëvendëspresidenti amerikan ka shfaqur pak keqardhje për ata qindra të burgosur të cilët është zbuluar se janë mbajtur gabimisht, për personin që ka vdekur në këtë program apo për personat si Khaled El-Masri – një shtetas gjerman që u dërgua në Afganistan, rast ky që kishte ngjallur reagime të shumta pasi kishim të bënim me një gabim të identitetit, transmeton Koha.net.

“Do ta bëja sërish, do të vendosja në minutë”, thotë Cheney. Ai foli edhe për atë se si programi u arsyetua pasi kapi “bastardët” që kryen sulmet e 11 shtatorit.

Cheney thotë të ketë qenë më i shqetësuar me faktin se disa të burgosur ishin liruar nga Guantanamo dhe nga burgje në Irak – shumë prej tyre edhe gjatë administratës së tij – e të cilët u kthyen në fushëbeteja. Ai përmendi në veçanti një lider të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili u lirua nga një burg amerikan në Irak më 2004.

“Jam më shumë i brengosur me djemtë e këqij që u liruan sesa me ata pak, që në të vërtetë ishin të pafajshëm”, thotë Cheney.

Ndërkaq, në lidhje me gabimet e mëdha në program – dhe me abuzimet që drejtori i CIA-s, John Brennan, i përshkroi si “të tmerrshme” të enjten – Cheney tha, “S’e kam problem përderisa ne e arrijmë objektivin tonë”.

Publikimi i raportit të Senatit ka nxitur thirrje të reja për ndjekje penale ndaj administratës së Bushit apo zyrtarëve të CIA-s që kanë qenë të përfshirë në mbikëqyrjen e programit torturues, por Cheney të dielën refuzoi kërkesën e Ben Emmerson, raportuesi special i OKB-së për kundër-terrorizëm dhe të drejta të njeriut, për rihapjen e hetimeve.

“Kam pak respekt për Kombet e Bashkuara, apo për këtë individ, i cili nuk ka haber”, ka thënë Cheney.

Leave a Reply

%d bloggers like this: