Politika

Mbahet sot në Tiranë një samit i Kartës së Adriatikut

Në Tiranë do të mbahet sot një samit i rëndësishëm në kuadër të Kartës së Adratikut, që përbën një marrëveshje ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Ballkanit si një “paradhomë” politike për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior-NATO.

Në-foto-Ministri-i-Jashtë-Shqiptar-Ditmir-Bushati-Sekretari-i-Shtetit-të-SHBA-së-John-Kerry-dhe-Sekretari-i-Përgjithshëm-i-NATO-s-gjatë-ministerialit-të-organizatësFoto-arkivë-300x200Përveç vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut që janë pesë shtete: SHBA, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia, në këtë samit do të jenë prezentë si vëzhguese Sebia dhe Kosova. Siç njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë:

“Më datë 15 dhjetor 2014, ora 11:30, në sallën Apollonia të Hotel Rogner, do të zhvillohet Takimi i Komisionit të Partneritetit në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme të Kartës SHBA-Adriatike A5. Në takim do të marrin pjesë vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatike, Shqipëria, SHBA-ja, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe dy vendet vëzhguese të saj, Kosova dhe Serbia. Pas përfundimit të takimit, në orën 12:30, Ministri Bushati do të ketë një dalje për shtyp në sallën London-Paris-Rome në Hotel Rogner”.

Burime zyrtare i bënë të ditur ATSH-së së në takim disa vende do të përfaqësohen me ministrat e Jashtëm dhe disa vende do të përfaqësohen nga zv.ministrat e jashtëm. Ndërkaq, mësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfaqësohen nga një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button