Home / Ekonomia / Braçe: 15 kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së BSH

Braçe: 15 kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së BSH

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi dorëheqjen e Adrian Civicit, nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Civici dha dorëheqjen nga ky post në muajin shtator të këtij viti.

brace2-320x258Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Braçe i kërkoi Kuvendit të nisë procedurat për zhvillimin e seancave dëgjimore me kandidatët për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërsë, ndërsa vuri theksin në faktin se janë tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre.

Sipas tij, janë 15 kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së BSH.

Braçe kërkoi edhe zgjidhjen e paligjshmërisë për dy anetare të tjerë të Këshillit Mbikqyrës. Në mbledhjen e sotme Braçe kërkoi shkarkimin e dy anëtarëve, Petraq Milos dhe Dhori Kules.

Leave a Reply

%d bloggers like this: