Kosova

Krystyna Marty Lang: Diaspora kosovare e rëndësishme për Zvicrën

Ministri i Diasporës, Valon Murati priti në takim Ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës, Krystyna Marty Lang. Sipas ambasadores zvicerane, diaspora kosovare ka pas një ndikim të madh në suksesin ekonomik të shtetit të Zvicrës, duke marrë shembuj të afaristëve dhe personave të suksesshëm që jetojnë në Zvicër, pjesëtarë të diasporës kosovare.

krystyna-marty-lang-diaspora-kosovare-e-r-euml-nd-euml-sishme-p-euml-r-zvicr-euml-n_hdGjatë takimit u diskutuan shumë fusha të bashkëpunimit mes Ministrisë së Diasporës dhe Konfederatës Zvicrës, marrë parasysh që diaspora shqiptare përbën 2 për qind të popullatës së Zvicrës, dhe është komuniteti më i madh në këtë shtet.

Ambasadorja nuk la pa përmendur edhe kontributin që futbollistët tanë e kanë dhënë për kombëtaren zvicerane, gjatë botërorit në Brazil.

“Ministria e Diasporës është Ministri shumë e rëndësishme për neve, dhe ne zotohemi të jemi partner i juaji në të gjitha nismat dhe projektet që kanë për qëllim lidhjen më të mirë mes diasporës në Zvicër dhe vendit të tyre të origjinës, që do të ndihmojë në avancimin edhe më të madh të pozitës së Kosovës në fushat e ndryshme, duke filluar nga ajo ekonomike”, tha ambasadorja zvicerane.

Nga ana tjetër, ministri i Diasporës, Valon Murati, theksoi se diaspora ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në ndërtimin dhe rindërtimin ekonomik të Kosovës në së paku 40 vitet e kaluara, andaj ka shprehur angazhim maksimal në bashkëpunimin e Ministrisë me autoritetet zvicerane në mënyrë që Kosova të mos jetë vetëm marrëse pasive e remitancave, por të jetë edhe pranuese e eksperiencës së diasporës tanë në aspekte të ndryshme.

“Dera do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim. Ne të gjitha aspektet e diasporës tanë i marrim shumë seriozisht, dhe kemi dëshirë që të ngrisim bashkëpunimin në një nivel akoma më të lartë”, tha Murati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button