Home / Ekonomia / Pagesat doganore dhe akciza, tani përmes Postës

Pagesat doganore dhe akciza, tani përmes Postës

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Posta Shqiptare nënshkruan të hënën marrëveshjen e bashkëpunimit, në vazhdimësi të reformës për lehtësimin e klimës dhe procedurave për biznesin.

Nenshkrim-marveshje-Dogana-PTT-1Foto-Flor-AbazajPërmes marrëveshjes së nënshkruar do të mundësohet që pagesat doganore, përfshirë dhe akcizën të bëhen nëpërmjet postës, duke sjellë shkurtim të kohës së procedurave doganore për biznesin.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtore e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali si dhe Drejtori i Postës Shqiptare Majlind Lazimi. Sipas Drejtores së Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali, kjo marrëveshje do të thotë dhe ulje e nivelit të korrupsionit krahas procedurave të thjeshtuara që po i ofrohen biznesit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: