Moda

Aksesorët e festave, me shkëlqim dhe me ngjyra

Cilët janë aksesorët që duhet të zgjedhësh për festa. Ja çfarë propozon dizajneri i modës, Niko Komani.

aksesor-euml-t-e-festave-me-shk-euml-lqim-dhe-me-ngjyra_hdAksesorët janë qershia mbi tortë e një pamje. Gjithmonë ata plotësojnë bukurinë e një kombinimi që ke zgjedhur të veshësh për rastet festive. Në këtë prag festash, guxo edhe me aksesorët duke i zgjedhur ata me shumë shkëlqim, me ngjyra të forta dhe voluminozë.

Zakonisht, në veshjet njëngjyrëshe, aksesorë të tillë japin shumë dritë dhe e bëjnë veshjen më elegante. Varëset me gurë të mëdhenj tip “Swarovski”, vathë po ashtu të mëdhenj, me gurë me ngjyra ose të gjatë, unaza më gurë të çmuar apo kapëse me lule dhe gurë janë ato më festivet.

Këta aksesorë japin jetë veshjes dhe kombinimit tënd. Kështu, mbrëmjet festive bëhen më të bukura. Disa aksesorë si spilat mund të përdoren edhe për palltot, nëse kë vendosur të veshësh pallto në mbrëmjet e ftohta.

Këshillohet që spila të përdoret në orët e pasdites deri në mbrëmje, sepse është një aksesor që i përshtatet më shumë pjesës së dytë të ditës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button