Kronika e zeze

Dy vrasje tre viktima në Tiranë, ekzekutohet 50 -vjeçari. Gjyshi vret nipin dhe veten me çifte

Në Tiranë kanë ndodhur dy vrasje, ku njëri prej tyre është krim në familje. Ngjarja e parë ka ndodhur në zonën e Kamzës, ndërsa tjetra në Fushë Prezë. Ngjarja e parë ka ndodhur paraditen e sotme  në një lokal pranë shkollës “Ibrahim Rugova “, Kamzë  dhe viktima është identifikuar si Qerim Kaci. Nga të dhënat paraprake thuhet se autori i krimit është një 30-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

policia_vrasjeI ndjeri ishte duke pirë kafe dhe vrasësi e ka qëlluar në kokë, duke i shkaktuar vdekjen disa minuta më parë. Qerimi Kaci u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe mjekët bënë përpjekje për ta shpëtuar, por ishte e pamundur.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie për të nisur zbardhjen e ngjarjes.  Ato ngritën postblloqe në rrugët kyçe të Tiranës, për të shmangur arratisjen e autorit. Motivi i vrasjes ende nuk është i qartë por grupi hetimor  po punon intensivisht.

Nuk dihet nëse vrasësi është konfliktuar më parë me viktimën. Policia ka shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë të krimit. Ata do të merren në pyetje në lidhje me atë që ka ngjarë.

Vrasja e dytë ka ndodhur në periferi të kryeqyteti. Nga të dhënat paraprake dyshohet se gjyshi Ahmet Doda 81 vjeç ka qëlluar me armë gjahu nipin e tij, Rexhep Doda 20 vjeç. I riu u dërguar në spital, por nuk mundi që tu shpëtonte plagëve.

Mes dy personave ka pasur një konflikt të ashpër, i cili ka degjeneruar në përleshje fizike, e më pas në përdorimin e armës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se motivi i krimit është për çështjet e pronësisë. Ahmeti pasi ka qëlluar nipin ka vrarë edhe veten. Në banesën e të moshuarit shkuan forca të shumta policie për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button