Home / Europa / Nafta ”Brent” nën 60 dollarë për herë të parë që prej pesë vitesh

Nafta ”Brent” nën 60 dollarë për herë të parë që prej pesë vitesh

Çmimet e naftës vijuan rënien dhe një fuçi naftë ”Brent” u shit nën nivelin e 60 dollarëve për herë të parë që prej më shumë se pesë vitesh, ndërkohë që janë rritur dyshimet për një dobësim të ekonomisë botërore dhe kërkesës për arin e zi.

nafta-brent1Rreth orës 08:00 GMT, një fuçi naftë ”Brent” nga Deti i Veriut për livrim në muajin janar u shit me 59,85 dollarë në ”Intercontinental Exchange” (ICE) në Londër, një rënie me 1,21 dollarë në raport me ditën e djeshme.

Një fuçi naftë “light sweet crude” (WTI), për livrim në muajin janar u shit në të njëjtën kohë me 55,02 dollarë në ”New York Mercantile Exchange” (Nymex), një rënie me 0,89 dollarë në raport me ditpn e djeshme.

Që prej mesit të muajit qershor, referenca evropiane për naftën është ulur më shumë se 30 për qind si pasojë e një sërë faktorësh, rritjes së furnizimeve, kërkesës së ulët dhe forcimit të dollarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.