Muzike

Festivali i këngës/Prezantojnë Turjan Hyskaj, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu

Turjan Huskaj, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu nga Kosova, do të jenë prezantuesit e edicionit të 53-te të festivalit të këngës që do të zhvillohet përgjatë 3 ditëve, 26, 27 dhe 28 dhjetor.
festivali-kengesPasi është hedhur shorti, janë përcaktuar dhe këngët që do të këndohen në natën e parë dhe të dytë të festivalit të këngës.

Patrizia Bocconi është skenografe e festivalit, ndërsa Marcelo Lazzeti, drejtor fotografie, të dy personazhe me emër dhe karrierë në RAI dhe jo vetëm.

Ndërkaq, në sallën e orkestrës së RTSH-së vazhdojnë çdo ditë provat me 26 këngët konkurrente, të cilat do të interpretohen ne Pallatin e Kongreseve në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor.

Ashtu sikurse edicionet e kaluara, gjithçka në Festivalin e Këngës interpretohet live dhe grupi po përgatitet tashmë të kalojë në provat në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Ndërkaq, 26 këngët këngët konkurrente janë ndarë në dy pjesë, nga 13 për secilën natë, ndërsa natën e tretë, më 28 dhjetor, do të interpretohen 18 më të votuarat nga juria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button