Home / Kosova / BE diskuton për Kosovën

BE diskuton për Kosovën

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për vendet e rajonit të përfshira në procesin e zgjerimit, përfshirë Kosovën.

be-diskuton-p-euml-r-kosov-euml-n_hdPër Kosovën pritet që në konkluzione të mirëpritet krijimi i institucioneve pas një bllokade gjashtëmuajshe dhe t’u bëhet ftesë atyre që të angazhohen në reformat e administratës publike, luftën kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar, vazhdimin e dialogut me Beogradin, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri me tash.

Nga autoritetet e Kosovës do të kërkohet që si prioritet të miratojnë ndryshimet ligjore për të mundësuar krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me rastet e hetuara nga Task Forca speciale hetuese.

Ndërkohë në janar pritet të ndodhë takimi në mes kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq.

Leave a Reply

%d bloggers like this: