Home / Qeveritare / MPJ dënon sulmin terrorist taleban në Pakistan

MPJ dënon sulmin terrorist taleban në Pakistan

Ministria e Punëve të Jashtme dënoi sot me forcë sulmin terrorist taleban në Peshauar, në veriperëndim të Pakistanit, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur mbi njëqind persona të pafajshëm dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

MPJ1132Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet një deklarate për shtyp, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e terrorizmit aktiv, shpreh mbështetjen e sinqertë për autoritetet pakistaneze në përballimin e situatës, si dhe shpreson në shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Akti i sotshëm në Peshauar është dëshmi e qartë se terrorizmi është kërcënim për të gjithë popujt dhe shtetet, i cili mund të sulmojë në çdo kohë, duke dëshmuar sërish se duhet luftuar me forcë dhe pa kompromis, thekson MPJ në deklaratë.

Të paktën 130 persona, 82 prej të cilëve fëmijë u vranë sot pas një sulmi nga një komando rebele talebane në një shkollë ushtarake për fëmijë në Peshauar, qyteti kryesor në veriperëndim të Pakistanit, sipas një bilanci të ri nga autoritetet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: