Politika

Rama-Vuçiç, sot në mesditë takim i dytë në Beograd

Kryeministri i Republikes se Shqiperise, Edi Rama, do te zhvilloje sot nje takim me kryeministrin e Serbise, Aleksander Vuçiç.

Rama-VucicSipas Agjencise se lajmeve “Presheva jonë”, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me homologun serb, Alkesandër Vuçiç, në orën 11:00, me rastin e vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Beograd, ku po zhvillohet samiti i tretë i Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Samiti i tretë Kinë-Evropë Qendrore dhe Juglindore në nivel të qeverive, ka nisur sot me pjesëmarrjen e së paku 20 kryeministrave nga rajoni. Por, vëmendja mediatike është fokusuar në takimin dypalësh Rama-Vuçiç, duke parë tensionin e fundit politik gjatë vizitës së fundit të Ramës në Beograd, thekson agjencia.

“Pas takimit të nëntorit, pritet me interes të madh se si do të jetë reagimi i kryeministrit serb ndaj homologut të tij shqiptar”, citon agjencia a lajmeve “Presheva jonë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button