Home / Arte / Ekspozita / Dy muze të Beratit i bashkohen programit IPA Adriatic

Dy muze të Beratit i bashkohen programit IPA Adriatic

-Dy Muzetë Kombëtarë të Beratit, Onufri dhe Etnografik, i bashkohen programit IPA Adriatic, në programin “MUSEUMCULTOUR”.

kulturaMuzetë Kombëtarë Onufri dhe Etnografik, janë përfshirë si pjesë integrale dhe partneriteti bashkarisht me shtatë muzeume të tjera të Programit IPA – Adriatic.

Krijimi i një identiteti të ri vizual nëpërmjet vlerave të trashëguara, hapja e muzeumeve drejt publikut, organizimi i eventeve dhe aktiviteteve kulturore dhe ekspozitave lëvizëse në mjediset e këtyre institucioneve duke krijuar të gjitha mundësitë atraktive për të rritur numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj, por edhe duke influencuar në rritjen e të ardhurave financiare.

Në ambientet e Muzeut Etnografik është prezantuar programi IPA Adriatic, me projektin “MUSEUMCULTOUR”, ku fitues është edhe QKMB-ja, së bashku me shtatë partnerët e Muzeumeve të rajonit të Adriatikut .

Në prani të personaliteteve të bashkisë së qytetit të Beratit, drejtuesve të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore të Beratit, u prezantuan dhe materialet promocionale të realizuara, tashmë nga QKMB-ja, siç janë krijimi i imazhit të ri të muzeumeve (Logot), Brand Book i QKMB-së që sjell risi  në kulturën muzeale në mënyrën e organizimit të imazhit në vazhdimësi për të dy muzeumet.

Ky brend përmban një një paketë të plotë të materialeve promocionale, duke filluar nga katalogu, ekspozita e lëvizshme, fletë- palosjet, kartolina, çanta, banera, materiale informuese vertikale dhe horizontale në qytet dhe në të dy muzeumet Onufri & Etnografik të cilat ndihmojnë lëvizjen e vizitorëve si dhe prezantimi i uniformës së punonjësve të QKMB-së etj.

ONUFRI BERAT

“Deri në muajin tetor në krahasim me vitin e kaluar numri i vizitorëve në dy muzetë ka pësuar një rritje të ndjeshme.

QKMB ka arritur që të dyfishojmë numrin e vizitorëve, por njëkohësisht të dyfishojmë numrin e të ardhurave. Një pjesë e mirë e këtij rezultati ka ardhur nga puna  promocionale në ndihmesën e këtij projekti”,  theksoi drejtori i QKMB-së,  Agron Polovina.

Ky brend përmban një një paketë të plotë të materialeve promocionale, duke filluar nga katalogu, ekspozita e lëvizshme, fletë- palosjet, kartolina, çanta, banera, materiale informuese vertikale dhe horizontale në qytet dhe në të dy muzeumet Onufri & Etnografik të cilat ndihmojnë lëvizjen e vizitorëve si dhe prezantimi i uniformës së punonjësve të QKMB-së etj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor në Ministrin e Kulturës znj. Zhulieta Harasani theksoi afatet e realizimit të projekteve dhe ngutjen e drejtuesve dhe specialistëve për të qenë pjesë e bashkëpunimeve.

“Në Bruksel, ku sapo është shpallur strategjia e Evropës Juglindore dhe pikërisht e vendeve të Jonit dhe Adriatikut, do të projektohen dhe ideohen  projekte  të ndryshme që i përkasin trashëgimisë kulturore, që kërkojnë  bashkëpunimin dhe përpjekjen  e të gjithë strukturave tona të trashëgimisë, për të qenë pjesë e programeve kaq të rëndësishme si IPA Adriatic”.

Në qendër të vëmendjes të këtij prezantimi është diskutuar mbi identitetin e ri vizual të muzeumeve të QKMB-së Onufri & Etnografik që janë kaq të rëndësishëm për qytetin e Beratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.